BeratiLive , Qendra E Rinise Shqiptare
June 18, 2013, 04:17:46 pm
Welcome,
Guest
. Please
login
or
register
.
1 Hour
1 Day
Forever
Login with username, password and session length
News
:
Home
Forum
Help
Arcade
Gallery
Links
Calendar
Login
Register
Naim Frashėri
Recent Pictures
BeratiLive , Qendra E Rinise Shqiptare
>
Forum
>
Forum
>
Arti dhe Kultura
>
Letersia Shqiptare
>
Letersia e Rilindjes
>
Naim Frashėri
Pages: [
1
]
2
Go Down
Print
Author
Topic: Naim Frashėri (Read 1216 times)
0 Members and 1 Guest are viewing this topic.
BeRaTsi_MiZeRje
I AM A LEGEND
Administrator
Perdorues i/e Rregullt
[Vota] : 161
Offline
Posts: 841
Administrator
Badges:
(View All)
Naim Frashėri
«
on:
November 21, 2008, 08:46:33 am »
Naim Frashėri
Figura qėndrore e letėrsisė shqiptare tė Rilindjes, ai qė u bė shprehės i aspiratave tė popullit pėr liri e pėrparim, si poet i madh i kombit, ėshtė Naim Frashėri, bilbili i gjuhės shqipe. Naimi lindi mė 25 maj 1846 nė Frashėr, qė ishte edhe njė qendėr bejtexhinjsh. Mėsimet e para i mori tek hoxha i fshatit nė arabisht e turqisht. Qė i vogėl nisi tė vjershėronte. Studimet e mesme i kreu nė Janinė, nė gjim****n e njohur "Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua sė tepėrmi, njohu letėrsinė, kulturėn dhe filozofinė klasike greke e romake, ra nė kontakt me idetė e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke pėrvetėsuar disa gjuhė, si: greqishten e vjtėr e tė renė, latinishten, frėngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetėm qė mori bazat e botėkuptimit tė vet, por njohu edhe poezinė e Evropės e tė Lindjes. Tė gjitha kėto tradita poetike ndikuan nė formimin e tij si poet. Mė 1870, pas mbarimit tė shkollės, shkoi pėr tė punuar nė Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye nė Shqipėri nė klimė mė tė shėndetshme.
Gjatė viteve 1872-1877 Naimi punoi nė Berat e nė Sarandė si nėpunės. Kjo periudhė pati rėndėsi tė veēantė nė formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu mė mirė jetėn e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhėn e bukur e shpirtin poetik tė njerėzve tė thjeshtė, krijimtarinė popullore, bukurinė e natyrės shqiptare.
Ndėrkohė vendi ishte pėrfshirė nė ngjarjet e mėdha tė lėvizjes ēlirimtare, qė do tė sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizerenitmė 1878, udhėheqės i sė cilės ishte Abdyli, vėllai mė i madh i Naimit. Naimi dha ndihmesėn e vet pėr krijimin e degėve tė lidhjes nė Jugun e Shqipėrisė, pėrkrahu dhe pėrhapi programin e saj. Mė 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte nė kulm, ai shkroi vjershėn e gjatė "Shqipėria", nė tė cilėn shpalli idetė kryesore tė Rilindjes. Me kėtė krijim Naimi niste rrugėn e poetit kombėtar. Mė 1881 Naimi u vendos pėrfundimisht nė Stamboll, ku u bė shpirti i Shoqėrisė sė Shkronjave dhe i lėvizjes sė atdhetarėve shqiptarė. Gjithė forcat dhe talentin ia kushtoi ēėshtjes kombėtare, punoi pėr ngritjen e shkollės shqipe dhe hartoi libra pėr tė, shkroi vjersha, pėrktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar pėr zhvillimin e letėrsisė sonė, pėr botim edhe tė shumė veprave tė autorėve tė tjerė. Lėvizja kombėtare, idealet e ēlirimit tė Shqipėrisė, tė pėrparimit e tė qytetėrimit tė saj, u bėnė faktori themelor qė ndikoi nė formimin e Naimit si poet e atdhetar.
Krijimtaria e gjerė letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap njė periudhė tė shkurtėr prej 13 vjetėsh (1886-1899). Vetėm nė vitin 1886 ai botoi veprat "Bagėti e Bujqėsia", "Vjersha pėr mėsonjtoret e para", "Histori e pėrgjithshme" dhe poemėn greqisht "Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve", "E kėndimit ēunavet kėndonjėtoreja". Mė 1885 botoi pėrmbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (Ėndėrrimet) mė 1888 botoi "Dituritė", mė 1890 "Lulet e verės", mė 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", mė 1898 "Historia e Skėnderbeut" dhe "Qerbelanė" dhe mė 1889 "Historia e Shqipėrisė". Sėmundja dhe lodhja e madhe ia keqėsuan shėndetin poetit, zemra e tė cilit pushoi sė rrahuri mė 20 tetor 1900, nė moshėn 54-vjeēare, i zhuritur nga malli pėr atdheun dhe me brengėn qė s'e pa dot tė lirė.
Vdekja e poetit qe njė zi e vėrtetė kombėtare. Shqiptarėt kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin e shqiptarizmės, poetin e madh. Dhembjen dhe vlerėsimin pėr Naimin e shprehu bukur elegjia e Ēajupit, qė niste kėshtu:
Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipėri,
mendjelarti, zemėrtrimi,
vjershėtori si ai.
****************************
Naim Frashėri vuri themelet e letėrsisė kombėtare shqiptare. Vepra e tij shėnoi lindjen e njė letėrsie tė re me vlera tė vėrteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqėrisė shqiptare tė kohės dhe ndikoi fuqishėm nė luftėn e saj pėr liri e progres.
Naimi krijoi traditėn e letėrsisė patriotike, qytetare, ai solli nė letėrsi botėn shqiptare, aspiratat jetike tė popullit.
Dashuria pėr Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombėtare dhe besimi nė tė ardhmen, ideja e madhe e ēlirimit, formojnė thelbin romantik tė veprės sė tij. Naimi e afroi letėrsinė me popullin, duke trajtuar tema tė reja, tė ndryshme nga ato tė letėrsisė sė vjetėr, temat e problemet e kohės.
Nė formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktorė, por faktori kryesor ishte jeta e popullit tė vet dhe lėvizja e tij pėr ēlirim kombėtar.
Naimi njohu disa tradita poetike tė huaja, prej tė cilave mori elemente qė u tretėn mjaft natyrshėm nė veprėn e vet. Por krijimtarisė sė tij vulėn e origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita historike e artistike e populli tė vet. Traditat poetike popullore, qė pėrbėn njė nga burimet e formimit tė tij si poet, i dha shumė mė tepėr nga ēdo traditė tjetėr. Lidhja me tė u shpreh jo vetėm nė gjuhėn e poezisė sė Naimit dhe nė figuracionin e pasur, por, nė radhė tė parė, nė pėrmbatje dhe nė frymėn e saj.
Naimi ėshtė bilbili i gjuhės shqipe, mjeshtėr i fjalės. Vepra e tij vuri bazat e gjuhės letrare kombėtare shqipe, e cila do tė njihte mė vonė njė zhvillim tė mėtejshėm, pėr tė arritur gjer nė shqipen e sotme letrare kombėtare tė njėsuar e tė zhvilluar. Tradita qė krijoi Naimi, ėshtė e gjallė dhe frymėzuese edhe nė jetėn e shoqėrisė sonė tė sotme. Naimi mė tepėr se shkrimtar, ėshtė poeti mė i madh i Rilindjes sonė Kombėtare, ėshtė atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturės shqiptare.
Report Spam
Logged
Jam
Shqiptar
Dhe
Shkruaj
Me
Ngjyren
e
Flamurit
Kuq
e Zi
BeRaTsi_MiZeRje
I AM A LEGEND
Administrator
Perdorues i/e Rregullt
[Vota] : 161
Offline
Posts: 841
Administrator
Badges:
(View All)
Re: Naim Frashėri
«
Reply #1
on:
November 21, 2008, 08:46:46 am »
Lirika Filozofike
Naim Frashėri ėshtė poeti i parė shqiptar qė i kushton kujdes tė veēantė poezisė filozofike dhe mund tė quhet themeluesi i saj nė poezinė shqiptare.
Ai ka shkruar njė numėr tė dukshėm vjershash filozofike, tė pėrfshira nė vėllimet poetike "Vjersha pėr mėsonjėtoret e para", "Lulet e verės", "Parajsa dhe fjala fluturake" dhe nė pėrmbledhjen nė gjuhėn persishte "Tehajylat" (Ėndėrrimet).
Nė kėto lirika Naimi shpesh shtron pyetje tė tilla tė karakterit filozofik: C'ėshtė natyra? Cilat janė ligjet e saj? Ku ėshtė fillimi e ku ėshtė fundi i saj? Cili ėshtė vendi i njeriut nė tė?
Kėtė etje pėr tė pėrsiatur pėr gjithēka poeti e shpreh edhe me vargje:
Mendja ime, qė s'gjen prehje, bėn kėrkime
dhe rropatet me aq pyetje-e-mėrmėrime:
Kush? pse? Ēfarė? ku e kur? e si e sa? ("Ėndėrrimet")
Naimin e habit dhe njėkohėsisht e mrekullon gjithėsia, pambarimėsia e saj: Toka dhe Dielli, yjet, ndėrrimet e stinėve, deti, era, lumi, rrufeja, njeriu, lulet, zogjtė, bagėtia, gjithēka. Poeti mendimtar e sheh gjithėsinė si njė libėr tė hapur tė cilin njeriu vazhdimisht pėrpiqet ta lexojė, sepse kėshtu do tė gjejė kuptimin e botės. Kjo pafundėsi dukurish e mahnit dhe e gėzon poetin, jo vetėm sepse me to ėshtė e lidhur jeta e njeriut, por edhe pse nė qėnien dhe nė rendin e tyre ai sheh shprehjen e ligjeve absolute, sheh mishėrimin e perėndisė. Kėtė koncept panteist e vumė nė dukje edhe te "Lulet e verės".
Njė trup ėshtė gjithėsia
Dhe tė sosur s'ka gjėkundi,
mė ēdo an' ėshtė perėndia,
njė det qė s'i gjendet fundi.
("Gjithėsia", "Vjersha pėr mėsonjėtoret").
Botėkuptimi i Naimit nė lirikat filozofike shpesh ėshtė kontradiktor. Mbasi pohon pafundėsinė e gjithėsisė, Naimi thotė:
Gjė s'humbet, as pakėsohet
edhe sėrish nukė shtohet:
ēdo q'ėshtė pėrsėritet.
("E vėrteta", - "Vjersha pėr mėsonjėtoret")
Njė nga mendimet mė tė rėndėsishme tė Naimit ėshtė ai qė lidhet me njohjen njerėzore. Ai mendonte se njeriu ėshtė nė gjendje, me forcėn e arsyes, tė depėrtojė nė tė fshehtat e natyrės, tė njohė ligjet e saj, ta pėrdorė natyrėn pėr nevojat e tij, pra, tė bėhet gjithnjė e mė tepėr zot i saj, me anė tė njohjes shkencore. Sipas tij, duke njohur natyrėn, njeriu njeh krijuesin e saj, zotin:
Ėshtė nė shesh Perėndia,
i verbėri s'mund ta shohė,
ajo ėshtė gjithėsia,
i dituri mund ta njohė.
("Perėndia" - "Lulet e verės")
Duhet theksuar se problemet e gjithėsisė, tė natyrės etj., asnjėherė, Naimi nuk i pa tė shkėputura nga njeriu, nga vendi i tij nė botė, nga fati i tij. Naimi e vlerėson shumė lart njeriun. Si panteist, poeti mendon se shfaqja mė e pėrsosur e hyjnisė nė jetė ėshtė vetė njeriu. Njeriu, sipas Naimit, ėshtė qėllimi dhe arritja mė e lartė e krijimtarisė hyjnore, ėshtė trajta e shfaqjes mė tė epėrme, sepse ėshtė krijesė me ndėrgjegjje e moral. Prej kėtij lind edhe ai humanizėm i thellė, ai respekt e dashuri e pakufishme pėr njeriun.
S'ka mė tė lartė nė jetė
nga njeriu, q'ėshtė i vėrtetė.
("E vėrteta" - "Vjersha pėr mėsonjėtoret")
Naimi mendon se njerėzit vėrtet vdesin, por si gjini janė tė pavdekshėm, janė tė pėrjetshėm. Duke u kthyer sėrish te gjithėsia, ata rilindin sėrish te breznitė qė pėrsėriten pa fund.
Botėkuptimi i Naimit ėshtė sintezė origjinale mbi bazėn e panteizmit dhe ka prirje tė dukshme pėrparimtare.
Report Spam
Logged
Jam
Shqiptar
Dhe
Shkruaj
Me
Ngjyren
e
Flamurit
Kuq
e Zi
BeRaTsi_MiZeRje
I AM A LEGEND
Administrator
Perdorues i/e Rregullt
[Vota] : 161
Offline
Posts: 841
Administrator
Badges:
(View All)
Re: Naim Frashėri
«
Reply #2
on:
November 21, 2008, 08:47:07 am »
Pikėpamjet Patriotike dhe Botėkuptimi
Vepra e Naimit shprehu nė mėnyrė tė plotė e me forcė artistike idealet mė tė pėrparuara tė Rilindjes, idetė patriotike, demokratike e iluministe qė do ta udhėhiqnin shoqėrinė shqiptare pėr tė dalė nga errėsira mesjetare nė dritėn e lirisė e tė pėrparimit. Poet e mendimtar, Naimi qėndroi me dinjitet nė lartėsinė e kėtyre kėrkesave historike.
Tipari kryesor, ajo qė pėrbėn thelbin e gjithė krijimtarisė sė Naimit, ėshtė patriotizmi. Gjithēka nė veprėn e tij lidhet me atdheun, me dashurinė e pakufishme pėr tė, pėr gjuhėn, pėr popullin, pėr historinė e pėr gjithēka shqiptare, me detyrėn pėr t'i shėrbyer atdheut me devotshmėrinė mė tė lartė. Vargjet mė tė bukura poetit ia frymėzoi pikėrisht ky atdhetarizėm i flaktė.
Ēlirimi i Shqipėrisė nga zgjedha osmane ishte njė nga idealet mė tė larta tė Naimit. Pėr tė arritur kėtė, poeti hedh idenė e bashkimit tė gjithė shqipėtarėve, si kusht pėr ēlirimin dhe pėrparimin e tij. Veēanėrisht te "Historia e Skėnderbeut", poeti pohon se liria mund tė vijė vetėm me anė tė luftės sė armatosur kundėr pushtuesit.
Besimi i Naimit nė tė ardhmen e Shqipėrisė sė lirė ėshtė i madh. Ai mendon se populli ynė, me virtyte tė ēmuara e me tradita luftarake i ka tė gjitha tė drejtat tė jetojė i lirė. Naimi shpreson se kjo liri do tė jetė pak a shumė e shpejtė.
Naimi pati pikėpamje demokratike tė pėrparuara pėr kohėn. Ai mendonte qė njeriu lind i lirė. Kulti i lirisė sė njeriut pėrshkon gjithė veprėn e tij, ndonėse nė kushtet e atėhershme ai tingėllonte abstrakt. Admirues i Revolucionit Francez dhe i ideologėve tė tij, Naimi ėndėrronte njė Shqipėri tė lirė dhe demokratike, sipas tipit tė demokracive borgjeze tė kulturuar e tė emancipuar. Edhe Naimi, ashtu si Samiu, ishte pėr republikėn dhe nuk e pranonte formėn e monarkisė.
Ai gjithashtu ishte pėr barazinė midis burrit dhe gruas dhe pėr tė drejtėn e arsimimit tė tė dyve.
Botėkuptimi i naimit u kultivua nė klimėn e kėrkesave pėr njė Shqipėri qė do tė hynte nė njė epokė tė re historike, qė do tė qytetėrohej e kulturohej. Natyrisht, koha kur jetoi poeti, la gjurmėt e veta nė botėkuptimin e tij, i cili nuk mundi t'u shpėtonte edhe kundėrshtive.
Naimi ishte iluminist, dhe kishte besim tė madh nė rolin qė luajnė shkenca dhe dija pėr zhvillimin e shoqėrisė. Ai ēmonte tepėr iluministėt francezė, Volterin, Rusonė, e tė tjerėt. Sidomos nė veprat diturake ai pranoi dhe propogandoi edhe disa arritje tė shkencės sė kohės, si teorinė e Darvinit pėr prejardhjen e qenieve tė gjalla, teorine e Kantit e tė Laplasit pėr origjinėn diellore tė tokės etj. Por nė thelb, veēanėrisht nė veprat poetike, ai pranon qėnien e njė fuqie tė mbinatyrshme. Megjithatė, idealizmi i Naimit u shfaq nė formėn e panteizmit. Ai e mendon zotin tė shtrirė kudo, te njeriu dhe te natyra. Si patriot e iluminist, ai ishte kundėr pėrēarjes fetaredhe kombėsinė e vinte mbi fenė, ashtu si edhe rilindėsit e tjerė.
Naim Frashėri, si figura qėndrore e letėrsisė sė Rilindjes, krijoi njė traditė tė re, qė u ndoq nga shumė shkrimtarė tė tjerė, dhe u bė themeluesja e letėrsisė sonė tė re kombėtare.
Report Spam
Logged
Jam
Shqiptar
Dhe
Shkruaj
Me
Ngjyren
e
Flamurit
Kuq
e Zi
BeRaTsi_MiZeRje
I AM A LEGEND
Administrator
Perdorues i/e Rregullt
[Vota] : 161
Offline
Posts: 841
Administrator
Badges:
(View All)
Re: Naim Frashėri
«
Reply #3
on:
November 21, 2008, 08:47:22 am »
Bagėti e Bujqėsia (analizė)
Poema "Bagėtia e bujqėsia" u botua mė 1886. Ėshtė njė nga veprat mė tė bukura e mė tė frymėzuara jo vetėm tė Naimit, por edhe tė krejt letėrsisė sė Rilindjes. Askush para Naimit nuk i kishte kėnduar dashurisė e mallit pėr atdhe, krenarisė kombėtare dhe bukurisė sė natyrės shqiptare me njė patos aq tė zjarrtė e me njė gjuhė poetike aq tė ėmbėl e tė bukur.
Me kėtė poemė Naimi krijoi poezinė e madhe tė Atdheut e tė natyrės shqiptare. Kjo vepėr jo vetėm u bė e dashur pėr bashkatdhetarėt, por krijoi njė traditė tė pasur edhe pėr poetėt qė erdhėn mė pas.
Siē e tregon edhe titulli, poema pėrbėhet nga dy pjesė. Nė pjesėn e parė flitet pėr punėt e blegtorisė, pėr jetėn dhe punėn e bariut, kurse nė pjesėn e dytė pėr punėt e bujkut. Megjithatė, kjo s'ėshtė aspak njė vepėr pėr kėto fusha tė jetės.
Prej tyre poeti vetėm sa merr pikėnisje pėr tė shprehur ndjenjat e flakta patriotike. Nė tė vėrtetė, vepra ėshtė njė himn poetik i frymėzuar, kushtuar Atdheut, natyrės dhe njerėzve tė tij.
Poema hapet me njė apostrofė madhėshtore, e cila me njė qartėsi tė habitshme na sjell para syve bukuritė e natyrės shqiptare, larminė dhe ngjyrat e saj, njė peizazh tė pafund plot dritė e gjallėri.
O malet e Shqipėrisė e ju, o lisat e gjatė,
fushat e gjera me lule q'u kam ndėr mend dit `natė,
ju, bregore bukuroshe, e ju, lumenjt' e kulluar,
ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pyje tė gjelbėruar,
do tė kėndoj bagėtinė qė mbani ju e ushqeni
o vendėthit e bekuar ju mendjen ma dėfreni.
Motivi i mallit pėr atdhe zė fill qė nė kėto vargje dhe e pėrshkron gjithė poemėn. Larg vendlindjes, larg maleve dhe fushave, larg netėve tė magjishme dhe mėngjeseve plot zhurma jetėsore, poeti ndien njė mall zhuritės pėr ēdo gjė shqiptare. Nė atdhe gjithēka ėshtė e bukur, ndaj dhe dėshira pėr t'u kthyer ėshtė e papėrmbajtur.
Kjo dėshirė pėr tė fluturuar drejt Shqipėrisė ėshtė shprehur me mjete poetike nga mė tė ndjerat. Poeti dėshiron tė ketė "vrapin e veriut krahė pėllumbi , nxitimin e lumit me valė". Me apostrofa plot drithėrim ai i drejtohet "fluturės krahėshkruar" ose "dallėndyshes bukuroshe" qė t'ia marrin zemrėn e pėrmalluar e t'ia shpien nė Shqipėri. Veēanėrisht e goditur ėshtė similituda, e ndėrtuar mbi bazėn e pėrfytyrimeve popullore tė marra nga jeta e bariut dhe e bujkut shqiptar:
Kur dėgjon zėthin e s'ėmės qysh e lė qingji kopenė
blegėrinė dy a tri herė edhe ikėn e merr dhenė,
edhe nė i prefshin udhėn njėzet a tridhjetė vetė,
e ta trembin ai s'kthehet, po shkon nė mes si shigjetė.
Ashtu dhe zemra ime, mė lė kėtu, tek jam, mua,
vjen me vrap e me dėshirė aty, nė viset e tua.
Njė tjetėr motiv i fuqishėm, qė e bėn poemėn tė dashur e frymėzuese edhe pėr ne sot, ėshtė krenaria pėr Shqipėrinė, krenaria pėr emrin shqiptar. Me dashurinė dhe krenarinė e flaktė atdhetare, Naimi shprehu njė nga idetė mė tė rėndėsishme tė lėvizjes kombėtare. Ai synonte tė ngjallte tek bashkatdhetarėt ndėrgjegjjen kombėtare, t'i bėnte tė vetėdijshėm se ishin bij tė njė vendi me vlera tė gjithanshme, tė njė atdheu qė priste shumė prej tyre. Zėri i poetit buēet:
Ti Shqipėri, mė ep nder, mė ep emrin shqipėtar,
zemrėn ti ma gatove plot me dėshirė e me zjarr.
Ishte e para herė nė letėrsinė tonė qė njė gjė e tillė shprehej kaq bukur, me kaq zjarr e pėrkushtim. Nė kėto dy vargje Naimi mishėron njė ide tė madhe e tė pėrjetshme: nderin, dinjitetin njeriut ia jep Atdheu, balta e vendlindjes, e gatuar me gjak e djersė, me historinė e me traditat, me fisnikėrinė, bujarinė e gjithė vlerat e tjera morale; lumturinė, gėzimin dhe kuptimin e jetės njeriu mund ta gjejė nė atdhč, nė vatrėn e vet, mes njerėzve tė vet.
Kėto vargje tė pavdekshme patėn njė ndikim tė jashtzakonshėm tek bashkatdhetarėt, aq mė tepėr qė shumė shqiptarė, tė mėsuar nėpėr shkolla tė huaja e tė verbuar nga propogandat antishqiptare, e kishin pėr turp tė pohonin kombėsinė e tyre tė vėrtetė. Vargjet e Naimit i prekėn nė zemėr, ua drejtuan sytė dhe shpirtin nga Atdheu, u kujtuan detyrėn si bij tė tij.
Poema e Naimit ėshtė njė vepėr tipike romantike. Bota e pasur e ndjenjave, dėshira pėr t'u arratisur "nga brengat, nga thashethemet", nga rrėmuja e qytetit anadollak, krijon njė gjendje emocionale tė veēantė. Por romantizmi i Naimit ėshtė aktiv. Poeti nuk tėrhiqet nė gjirin e natyrės pėr tė lėnguar nė vetmi e pikėllim. Pėrkundėrazi duke u mrekulluar nga natyra e bukur shqiptare, nga jeta e thjeshtė dhe e ndershme nė vendin e tij, nga fisnikėria e njerėzve tė punės, ai ka dashur t'i nxisė shqiptarėt ta duan Atdheun, tė kthehen nė vatrėn e tyre dhe lumturinė ta gjejnė nė punė .
Motivi i punės mund tė themi se shtrihet nė gjithė poemėn, e cila ėshtė kėshtu njė himn pėr punėn dhe pėr njerėzit e punės, pėr bujqit dhe barinjtė. Poeti tregon nė skena tė bukura e plot lėvizje veprimtarinė e pėrditshme tė bariut, tė stopanit qė bėn bulmet, tė bujkut qė vė qetė pėrpara menatė; madje, edhe shpendėt, kafshėt dhe kandrat janė nė punė e nė lėvizje tė pėrhershme. Nė kėtė himnizim tė njerėzve tė thjeshtė e jo tė pėrfaqėsuesėve tė klasave tė larta parazitare, gjejmė edhe njėherė ndjenjat demokratike tė Naimit.
Jetėn nė atdhe Naimi e ka idealizuar, duke e paraqitur me ngjyrat mė tė bukura e me tone idilike. Ai nuk ka dashur t'i paraqesė plagėt dhe kundėrshtitė e mėdha tė jetės nė fshatin shqiptar tė asaj kohe dhe kjo bėhet me qėllim, qė t'ua bėjė sa mė tė dashur vendlindjen shqiptarėve. Megjithatė, aty-kėtu depėrton edhe ndonjė hollėsi qė tėrthorazi flet pėr ato plagė: varri i njė udhėtari tė vdekur larg shtėpisė, njė plakė e drobitur, njė lypės. Mbi tė gjitha plaga e madhe e robėrisė, padituria, pėrēarjet, nuk i shpėtojnė nga sytė. Ai i prek tėrthorazi nė vargjet qė mbyllin poemėn, kur shpreh dėshirėn qė Shqipėria tė hyjė nė rrugėn e mbarėsisė.
Tregomu dhe shqiptarėt udhėn e punės sė mbarė,
bashkomi, bėmi vėllezėr edhe fjeshtė shqiptarė.
Falmi, falmi Shqipėrisė ditėn e bardhė tė lirisė,
udhėn e vėllazėrisė, vahn e gjithė mirėsisė.
Nxirr tė vėrtetėn nė shesh, paskėtaj tė mbretėrojė,
errėsira tė pėrndahet, gėnjeshtra tė pushojė.
Vlerat artistike tė poemės janė tė gjithanshme, ndaj dhe idetė e saj janė aq tė prekshme. Figuracioni ėshtė aq i pasur, i larmishėm e i vetvetishėm sa tė krijon njė ngazėllim tė papėrmbajtur. Apostrofat drejtuar natyrės shqiptare, enumeracionet e shumta qė japin larminė e saj dhe tė punėve, krahasimet dhe semilitudat e goditura, epitetet e thjeshta dhe metaforat e bėjnė atė njė nga veprat mė tė frymėzuara tė letėrsisė sonė. Duke u nisur nga jeta baritore, nga loja e qengjave rreth mėmave tė tyre, Naimi krijon dhe simbole shprehėse: fjala "mėmė" pėrsėritet aq shpesh, sa bėhet simbol, qė pėrgjihtėson pėrkushtimin e poetit ndaj tokės mėmė, Shqipėrisė.
Nė kėtė vepėr Naimi pėrdor njė shqipe tė kulluar dhe, mbi tė gjitha, arrit tė zbulojė me forcėn e talentit poetik vlerat dhe mundėsitė e mėdha shprehėse tė gjuhės sonė. Ai e ngriti atė nė rrafshin e gjuhės sė poezisė sė vėrtetė, qė mund tė shprehte ndjenja nga mė tė hollat. Nė poemė gjejmė njė leksik shumė tė pasur baritor e fshatarak, thirrorė e pasthirrma plot efekt, gjejmė prapashtesat pėrkėdhelėse zvogluese: -zė, -thė, -osh (e), qė sjellin aq ngrohtėsi:
Vashė bukuroshe e bariut, qė vjen me llėrė pėrveshur,
me zemėr tė dėfryer e me buzėzė tė qeshur
nė sythit tėnd shoh gazė ,
Pėr t'u dhėnė jetė ideve e ndjenjave tė zjarrta, Naimi krijoi njė varg tė ri nė poezinė shqiptare, vargun 16-rrokėsh.
Vetėm ky varg i gjerė dhe i qetė mund tė jepte atė tabllo madhėshtore tė natyrės shqiptare dhe ndjenjat e pėrflakura tė poetit, ndaj dhe mban emrin e tij, vargu naimjan.
"Bagėti e bujqėsia" ėshtė poemė liriko-epike, boshtin e sė cilės e formon lirizmi, shprehja e mendimeve dhe e ndjenjave qė i vlojnėnė shpirt poetit. Bota romantike e Naimit pėrmblidhet nė ekzaltimin nga bukuritė e natyrės shqiptaree tė jetės baritore e fshatarake, nė dashurinė dhe krenarinė pėr kombin, nė optimizmin dhe ngazėllimin pėr ditėn e bardhė tė lirisė. Poema mbetet njė nga faqet mė tė bukura tė poezisė sė Rilindjes, me ndikim tė fuqishėm edhe nė ditėt tona.
Report Spam
Logged
Jam
Shqiptar
Dhe
Shkruaj
Me
Ngjyren
e
Flamurit
Kuq
e Zi
BeRaTsi_MiZeRje
I AM A LEGEND
Administrator
Perdorues i/e Rregullt
[Vota] : 161
Offline
Posts: 841
Administrator
Badges:
(View All)
Re: Naim Frashėri
«
Reply #4
on:
November 21, 2008, 08:47:48 am »
Lulet e Verės (analizė)
Kėtė pėrmbledhje me poezi lirike Naimi e botoi mė 1890. Aty ai shfaqet mė i plotė si poet. Talenti i tij lirik shpėrthen nė njė rreth tė gjerė ndjenjash tepėr tė holla dhe mendimesh tė thella.
Motivet kryesore qė trajtoi Naimi nė pėrmbledhjen "Lulet e verės" janė tri: motivi patriotik, motivet filozofike dhe motivi i dashurisė(erotik).
Vjershat e motivit patriotik:
("Shpreh", "Pėrse", "Gjuha jonė", "Korēa", "Tradhėtorėt" e ndonjė tjetėr) janė lirika qė shprehin ndjenjat qytetare tė poetit ndaj Atdheut, vlerave tė tij dhe fateve tė tij.
Njė nga pėrjetimet mė tė fuqishme tė kėtij motivi ėshtė besimi i palėkundur nė tė ardhmen e Shqipėrisė, ndonėse dita e lirisė ishte ende larg. Por, duke u nisur nga fakti qė lėvizja komėtare kishte pėrparuar, ishin hapur shkolla shqipe, ishin botuar libra e gazeta shqip, ndėrgjegjja komėtare ishte forcuar, poeti shpėrthen plot ngazėllim:
Pėr Shqipėrinė
Ditėt e mira
Paskėtaj vijnė,
shkoi errėsira;
lum kush do tė rronjė,
ta shohė zonjė! ("Shpreh").
Padurimi i poetit pėr tė parė ditėn e bardhė tė lirisė ėshtė i madh. Kjo shpresė, kjo dritė e mban gjallė poetin, i cili, edhe pse me shėndet tepėr tė tronditur, ka besim se do ta arrijė:
As hidhe gardhė
Dhe shpejto pakė,
o dit' e bardhė,
dhe jakė, jakė,
se tė pres,
nukė vdes ("Pėrse")
Dy vjersha qė lidhen ngushtė nga idetė dhe patosi qė i pėrshkron, janė "Gjuha jonė" dhe "Korēa". Nė to ai i ka thurrur gjuhės shqipe vargjet mė tė frymėzuara. Ėshtė ndėr tė parėt poetė qė i kėnoi bukurisė dhe ėmbėlsisė sė gjuhės sonė, ėshtė ndėr tė parėt qė kuptoi vlerat dhe mundėsitė e saj tė shumta pėr tė shprehur mendimet dhe ndjenjat mė tė thella njerėzore:
Gjuha jonė sa e mirė!
Sa e ėmbėl! Sa e gjerė!
Sa e lehtė! Sa e lirė!
Sa e bukur! Sa e vlerė! ("Korēa")
Naimi shkruan plot entuziazėm pėr hapjen e shkollės sė parė shqipe nė Korēė mė 1887 dhe u bėn thirrje bashkatdhetarėve tė hyjnė me guxim nė rrugėn e diturisė e tė kulturės. Kur ai thotė: "Tė marrim diturinė , tani lipsetė dritė ("Gjuha jonė"), kemi prirjet e tij iluministe dhe konceptin se liria nuk shkėputet nga progresi, nga "qytetėrimi". Me njė informacion krejt tjetėr, plot mllef dhe urrejtje shpėrthen ai nė vjershėn "Tradhėtorėt". Ai u vė damkėn e turpit atyre qė tradhėtojnė kombin dhe bashkatdhetarėt, atyre qė harrojnė mėmėdheun dhe punojnė pėr tė huajt. Vjersha tingėllon si njė mallkim pėr tradhėtinė, kur poeti shkruan plot zemėrim:
Buk' e mėmėdheut i zėntė
Tradhėtorėt e pabesė!
Motivi filozofik zė vend tė gjerė nė "Lulet e verės" dhe mund tė themi se Naimi themeloi nė letėrsinė shqiptare traditėn e poezisė sė mendimit.
Nė lirikat filozofike gjejmė pėrsiatjet e poetit pėr botėn, pėr jetėn dhe vdekjen, pėr njeriun, perėndinė, pėr kohėn qė shkon pa kthim. Pėr herė tė parė nė letėrsinė shqiptare trajtohen kaq gjerė koncepte tė tilla filozofike, njė botė pėrjetimesh qė kanė nė qendėr njeriun. Me sinqeritet e me gjuhė plot emocione Naimi shpreh ide humane, dashurinė dhe besimin e tij ndaj njeriut. Nė disa nga vjershat filozofike si "Jeta", "Zemra" e sidomos "Perėndia", spikat qartė njė nga elementet bazė tė botkuptimit tė Naimit, panteizmi. Shfaqet aty nga ana mistike e kėtij botėkuptimi, por nga ana tjetėr, edhe mohimi i riteve tė tepruara fetare. Ai pohon se perėndia ėshtė kudo, e shkrirė, e trupėzuar te ēdo send a gjallesė e botės:
Ē'sheh, ėshtė zot' i vėrtetė,
Ē'dėgjon, ėshtė zėr' i tija,
Gjithė ē'ka e s'ka nė jetė,
Ėshtė vetė perėndia ("Perėndia")
Nė panteizmin e naimit depėrton edhe humanizmi, besimi i madh i poetit te njeriu, qė ėshtė qėnia mė e lartė e gjithėsisė, sepse tek ai, sipas poetit, personifikohet vetė hyjnia:
Zemr' e njeriut nė jetė
Ėshtė vend i perėndisė.
Te vjersha "Fyelli" (ashtu si te "Fjalėt e qiririt", botuar mė 1884) Naimi ngre lart misionin e poetit nė shoqėri, idealet pozitive e humane tė tij, tė poetit qė bėhet zėdhėnės i shpirtit njerėzor.
Motivi erotik ėshtė trajtuar nė njė cikėl tė tėrė vjershash me titullin e pėrbashkėt "Bukuria". Lirikėn e dashurisė e kishin lėvruar edhe bejtexhinjtė, por Naimi e ngriti nė njė nivel artistik tė ri. Shpesh pėrcolli edhe koncepte etike e filozofike.
Poeti i kėndoi bukurisė sė vashės, para sė cilės mrekullohet edhe nė tė zbulon njė pjesė tė bukurisė universale. Ai e koncepton atė si shfaqje tė pėrsosmėrisė njerėzore, tė harmonisė dhe bukurisė hyjnore. Ndihet nė to edhe ndikim i poezisė orientale. Heroi lirik tė kujton bilbilin, kurse vajza e dashur trėndafilin, figura konvencionale tė asaj poezie. Ndjenja e poetit ėshtė platonike, abstrakte, dhe nuk ka atė shfaqje konkrete si nė lirikėn popullore ose mė vonė si nė poezinė e Ēajupit. Si romantik, Naimi kėndoi mė shumė vuajtjet qė sjell dashuria, sesa gėzimet e saj. Nė kėto ndjenja, zbulohet njė zemėr shumė e ndjeshme dhe mbi tė gjitha, shumė njerėzore. Dashuria pėr poetin ėshtė gjithmonė njė ndjenjė e lartė, fisnike dhe e pastėr.
Nė ciklin "Bukuria" afrimi me poezinė popullore ėshtė mjaft i dukshėm. Poeti mori prej saj mjete artistike e teknika vėzhgimi dhe krijoi vargjet plot spontanitet e bukuri tė rrallė:
Bukuroshe, sy mėshqerrė,
shikomė njėherė mua,
trėndafil i kuq me erė
e di, vallė, se sa tė dua?
E mora vdekjen nė sy,
do tė vdes, tė vdes pėr ty.
Me "Lulet e verės" Naimi arriti pjekurinė e plotė si poet lirik Larmia e motiveve, pasuria dhe thellėsia e ndjenjave kanė pėrcaktuar edhe pėrdorimin e njė gjuhe poetike tė larmishme e me shprehėsi tė lartė. Sa optimist e i ngazėllyer ėshtė kur shpreh besimin tek e ardhmja, aq i pėrmbajtur e meditues ėshtė kur flet pėr probleme tė qėnies, tė filozofisė, sa i trishtuar paraqitet kur kujton djalėrinė e perėnduar, kohėn e ikur, dhe tė vdekurit, aq i pėrndezur ėshtė nė urrejtjen e tij kur mallėkon tradhėtarėt. Naimi pėrdori mjete tė shumta stilistike. Epitetet e goditura pėr gjuhėn, anaforat tek vjersha "Fyelli", shpėrthimet nė formė pasthirrmash "Lum kush tė rrojė ", krahasimi i Korēės sė Mėsonjtores sė parė me trimin qė sulet nė ballė etj., etj, mbeten tė pashlyera nė kujtesė. Me shumė efekt poeti pėrdori edhe antitezat, veēanėrisht ndėrmjet disa fjalėve tė caktuara me kuptim tė pėrgjithshėm, por qė ai i shėnoi me njė pėrmbajtje tė qartė e me ngarkesė emocionale (drita-errėsira; fatbardhėsia, mbarėsia, qytetėria, - ndarja, marrėzia) e qė pėrfaqėsojnė tė parat: lirinė, emancipimin, kurse tė dytat: zgjedhėn, paditurinė, si plagė tė pushtimit. Tėrheq gjithashtu vėmendjen pasuria e rimave, e vargjeve e strofave me skemat AB, AB, A, AA, BCCB, ABAB, CC, tė pėrdoruara rrallė ose aspak nė poezinė shqiptare.
"Lulet e verės" (me "verė" Naimi quante pranverėn) ishin simbol i sė resė qė po lindte, i lirisė, i asaj shprese dhe force tė madhe qė lindi poetin e madh dhe poezinė e madhe.
Report Spam
Logged
Jam
Shqiptar
Dhe
Shkruaj
Me
Ngjyren
e
Flamurit
Kuq
e Zi
Pages: [
1
]
2
Go Up
Print
Jump to:
Please select a destination:
-----------------------------
Rregullorja
-----------------------------
=> Rregullorja e Forumit
-----------------------------
Berati Nder Vite
-----------------------------
=> Pak Histori Per BERATIN
=> Lajme Nga BERATI
=> Berati Ne UNESCO
-----------------------------
BeratiLive
-----------------------------
=> Kerkesa/Ankesa/Probleme
=> Sondazhe
-----------------------------
Me Prane Njeri-Tjetrit
-----------------------------
=> Mire Se Vini - Prezantime
=> Qyteti i Fotove
===> Fotot e Anetareve Dhe Komentet
=> Pershendetje dhe Urime
=> INFORMACIONE nga me te ndryshmet
-----------------------------
Zona e Argetimit
-----------------------------
=> Chit & Chat
===> Zona E Lire
=> Thashetheme
=> Barsaleta
=> SMS
=> Poezi
=> Kuriozitete
=> Tema te lira
=> Jeta e nates
=> Muzika
=> Humor
=> Fjale Te Urta
-----------------------------
Shqiptaret Rreth Globit
-----------------------------
=> Shqiptaret Neper Bote
=> Shqiptaret ne USA
=> Shqiptaret ne CANADA
=> Shqiptaret ne AUSTRALI
=> Shqiptaret ne EUROPE
-----------------------------
Trojet Shqiptare
-----------------------------
=> Shqiptaret E Malit te Zi
=> Kosova
=> Shqiptaret e Maqedonisė
=> Ēamėria
=> Turizem
-----------------------------
Diskutime Te Ndryshme
-----------------------------
=> Ne kerkim Te Romances Takime.
=> Dashuria
=> Moda, Bukuria dhe Estetika
=> Studentet
=> Rinia Shqipetare
-----------------------------
Arti dhe Kultura
-----------------------------
=> Feja
=> Kuzhina Shqiptare
=> Arti Figurativ dhe Krijmtaria
===> Foto Te Ndryshme
=> Gjuha shqipe
=> Letersia Boterore
=> Letersia Shqiptare
===> Letersia e Vjeter
===> Letersia e Rilindjes
===> Leterisa e Pavaresise
===> Leterisa Moderne
-----------------------------
Shkencat Sociale
-----------------------------
=> Filozofi
=> Psikologji
=> Sociologjia
=> Historia
-----------------------------
Mireqenia e Njeriut
-----------------------------
=> Shendeti
=> Mjekesia
=> Dieta dhe Ushqimi
=> Ambienti
=> Jeta dhe Vdekja
-----------------------------
Hapesira Sportive
-----------------------------
=> Zona e Tifozeve
=> Futbolli
===> Botėrori - Afrikė e Jugut 2010
===> Evropiani 2008
===> Skedina e javės
=> Automobilizėm
-----------------------------
Teknologjia dhe Bota e Internetit
-----------------------------
=> Teknologjia
=> Programet dhe Programuesit
=> Shkarko Filma
=> Lojra
-----------------------------
Komanda Irc , mIRC Script Addons
-----------------------------
=> Addons
=> Rregullojra Per Operator
=> Njohjet Ne IRc
=> Komandat
=> Ankesat tuaja pėr stafin
=> Dhoma #BeratiLive
Powered by
EzPortal